Pas përfundimit të maratonës së takimeve në mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje për t’i përafruar qëndrimet për themelimin e qeverisë, këto dy pati priten të takohen përsëri ka mesi i javës së ardhshme.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i LDK-së, Besian Musafa.
Ai ka thënë se takimi i radhës do të zhvillohet në mes liderëve të partive për të diskutuar për temat politike të marrëveshjes për bashkëqeverisje.
“Pas certifikimit të rezultateve nga KQZ, që pritet të ndodhë diku kah mesi i javës së ardhshme, do të kemi takimin mes liderëve të partive Mustafa-Kurti, sa më parë që lejojnë agjendat e tyre, për të diskutuar temat politike të marrëveshjes për bashkëqeverisje”, ka thënë Mustafa për Indeksonline.
Pas vendimit të PZAP-së që të rinumërohen 1402 venvdotime, pritet që zgjedhjet e 6 tetorit të certifikohen në fillim të javës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.