×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa: E rrëzuam Kurtin, nga frika që SHBA do të tërhiqte trupat nga Kosova

    Reporteri
    13 Janar 2021 | 23:36

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se arsyeja se pse partia e tij inicioi mocion mosbesimi për rrëzimin e Qeverisë Kurti, ishte frika se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të marrin masa ndaj Kosovës, për shkak të ish-kryeministrit, Albin Kurti.


    Mustafa tha se Kosova ka pranuar kërcënime se SHBA do të marrë masa ndaj Kosovës, nëse nuk e largon taksën për produktet serbe.

    “Ka pasur kërcënime nga SHBA se do ndërmarrin masa ndaj Kosovës, nëse nuk heqim taksën për produktet serbe”, tha Mustafa.

    Madje, sipas tij, subjekti i tij politik është frikësuar se shteti më i fuqishëm në botë do të tërheq trupat ushtarake nga Kosova.

    I pyetur përse u bazuan këto vendime te lajme false për largimin e trupave amerikane, Mustafa tha se “është e vështirë që të them se çfarë është e vërtetë në atë proces”.

    “Por disa senatorë e kanë thënë publikisht këtë gjë. Ata pa paralajmërim paraprak kanë vepruar në Irak me tërheqjen e trupave dhe ne jemi frikësuar. Askush nga Shtëpia e Bardhë nuk i ka përgënjeshtruar këto komente. Richard Grenell nuk e ka thënë në mënyrë eksplicite këtë, por ka përcjellë deklaratat e bëra zyrtarët e lartë amerikanë. Ne jemi frikësuar se nëse do të tërhiqen trupat, ne do rrezikojmë stabilitetin dhe pavarësinë”, tha Mustafa për Çim Pekën.

    “Në programin tonë, miqësia me SHBA është synim themelor i LDK-së. Unë pasi e kam paralajmëruar zotin Kurti, ai në mënyrë të njëanshme ka shkarkuar zotin Veliu nga pozita e ministrit. Unë i kam thënë që kjo nuk është mënyrë e bashkëpunimit tonë. Në marrëveshjen tonë kemi rënë dakord që nuk mund të shkarkohet asnjë ministër pa konsensus. Unë sugjerova që ministrat të mos i tërheqim për shkak të pandemisë,” tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!