Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, në konferencën për media ku zyrtarisht nominoi Avdullah Hotin si kandidat për kryeministër, thumboi jo pak kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Mustafa tha se vet Kurti vite më parë ka thënë se kush del i pari në zgjedhje nuk është mbreti, andaj edhe ai mendon se mbreti është Kuvendi i Kosovës, e jo kush fiton zgjedhjet, shkruan Reporteri.net.
“Nuk është mbreti ai që del i pari, por mbret është Kuvendi. Kurti dhe VV duhet ta shohin vetën pse të tjerët nuk i bashkohen për ta bërë qeverinë”, tha Mustafa.
Ai tha se edhe partia e tij kur të dal e para nuk duhet të mendoj se është mbreti.
Kujtojmë se Kurti thoshte se zgjedhjet në Kosovë kanë të bëjnë me atë se kush e krijon shumicën e tërësisë dhe jo kush del i pari në garën zgjedhore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.