Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, e ka pranuar se ka pasur një dakordancë në takimin e sotëm me kreun e VV-së, Albin Kurti.
Mustafa theksoi se duhet të pritet certifikimi i rezultateve për të vazhduar, siç tha edhe Kurti, me formalizimin e marrëveshjes, shkruan Reporteri.net.
“Ne kishim një takim me zotin Kurti para çertifikimit të rezultateve. Vlerësuam procesin e harmonizimit të programit qeverisës që është bërë në këtë periudhë ndërmjet VV-së dhe LDK-së, dhe erdhëm në përfundim se janë harmonizuar shumë çështje të politikave të zhvilimit të vendit dhe u morëm vesh qe, posa të bëhet çeritifikimit i rezultateve, vendosem që të ulemi dhe të merremi vesh për mundësinë e koalicionit”, ka thënë Mustafa.
Mirëpo, kryetari i LDK-së ka shtuar se do të jetë Albin Kurti ai që do të takohet me Listën Serbe dhe me të gjithë bashkëpunëtorët e tjerë potencialë.
“Sa i përket Listës Serbeve dhe takimit me ta, i takon mandatarit të LVV-së apo i pari i qeverisjes, i cili duhet ta marrë iniciativën t’i thërras të gjithë. Ndërsa për çështjen e ndarjes së ministrive do t’ju njoftojme në nderkohe, sepse këto çështje duhet të bisedohen së bashku me VV-në e pasaj t’i ndajmë me opinonin”, ka thënë Mustafa.
Ndryshe, Kurti pak minuta më herët doli nga takimi, ku para gazetarëve tha se u morën vesh që 1 orë pas certifikimit të ketë takim të ri për të finalizuar marrëveshjen./Reporteri.net