Kreu i LDK-së, Isa Mustafa nuk i ka mohuar ambiciet e tij për të qenë kandidat i mundshëm për president të Kosovës.
Mustafa në një intervistë për “Jeta në Kosovë” ka thënë se çështja e presidentit të ardhshëm të Kosovës, i cili sipas mandatit kushtetues do të zgjidhet në pranverën e vitit 2021, nuk do ta do vë në pikëpyetje koalicionin mes LDK-së e VV-së, mirëpo ai ka thënë se një parti, duke iu referuar këtu Vetëvendosjes nuk mund ta ketë edhe postin e kryeministrit edhe atë të presidentit, shkruan Reporteri.net.
“Së pari dëshiroj që këtë sfidën me të cilën po ballafaqohem ta kapërcej, sepse shëndeti është e para, krejt tjerat mund të presin apo të mos bëhen kurrë, por me rëndësi është që njeriu ta ketë shëndetin. Ne do të mundohemi ta arrijmë marrëveshjen me Vetëvendosjen duke përfshirë të gjitha pozitat edhe atë të presidentit. Por për shkak të ambicieve personale nuk do ta kushtëzojmë kurrë koalicionin. Nuk mundet një subjekt ta ketë edhe presidentin edhe kryeministrin”, është shprehur ndër të tjera Mustafa.
Kujtojmë se nesër Mustafa do të takohet me kreun e VV-së, Albin Kurti, me të cilin do të diskutojnë rreth idesë për planin qeverisës. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.