Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, në televizionin publik, ka dhënë detaje rreth përpjekjeve të LDK-së e VV-së për të arritur pajtim për një marrëveshje bashkëqeverisëse.
Mustafa ka thënë se asnjëra parti nuk duhet të ngutet me deklarata, ngase sipas tij marrëveshja mund të arrihet, me vetë faktin që kanë arritur deri në këtë fazë, shkruan Reporteri.net.
Mirëpo, Isa Mustafa, ka thënë se Vetëvendosje ka marrë vendime të njëanshme.
Sipas tij VV nuk mund ta marrë edhe kryeministrin, e presidentin edhe kryeparlamentarin, sepse as në komunizëm nuk funksionon ashtu.
‘’Kah e drejta që me 29 deputë, me i pasë ato. As në komunizëm nuk funksionon ashtu, e le më në një vend demokratik. Duhet të kemi një përfaqësim dhe balanc të pushteteve’’, ka thënë Mustafa.
‘’I kam thënë Kurtit si e shihni pozitën tonë në këtë qeverisje, e keni zgjedh kryeparlamnetarin, i keni qitë emrat e ministrave. Keni marrë vendime të njëanshme’, u shpreh Mustafa.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.