×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa komenton vendimin e Veselit: Nuk jam shkarkuar, jam pezulluar nga detyra

    Reporteri
    20 Qershor 2019 | 11:00

    Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dje ka marrë vendim që të gjithë zyrtarët e PDK-së që mbajnë pozita publike e që janë në aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe korrupsion të lirojnë funksionet e tyre.


    Ky vendim prek shume anëtarë të kësaj partie të cilët janë nën aktakuza nga Gjykatat në Kosovë.

    Kryetari i PDK-së në Gjilan, Qemajl Mustafa u zgjodh në këtë pozitë para dy muajve.

    Por i njejti është i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare sa ishte kryetari i kësaj komune.

    Ai së bashku me 38 persona të tjerë janë akuzuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës me veprat penale-krim i organizuar, keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe keqpërdorim i autorizimit në ekonomi.

    Aktakuza ndaj Mustafës dhe të tjerëve u ngrit në shtator 2016.

    Por Kryetari i zgjedhur i PDK-së në Gjilan, Qemajl Mustafa ka mohuar se është shkarkuar nga Kadri Veseli.

    I pyetur se a jeni shkarkuar nga pozita e kryetarit të PDK-së në Gjilan nga kryetari i Partisë Kadri Veseli, Mustafa për Gazetën Express ka thënë se vetëm është pezulluar nga detyra.

    “Jo, jo. Është pezullim nga detyra(Pushim i aktivitetit) derisa të meret një vendim përfundimtar nga gjykata” u shpreh Mustafa

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!