×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa krahason Specialen me nazistët: Nuk ndihem fajtor për asnjë akuzë të zyrës së “Gestapos”

    Reporteri
    15 Shtator 2021 | 11:06

    Salih Mustafa, i akuzuari i parë i Gjykatës Speciale, ka deklaruar se nuk ndihet fajtor për asnjë pikë të aktakuzës.


    Madje Dhomave të Specializuara iu referua si Gestapo, emërtimi për Policinë sekrete të Gjermanisë naziste.

    “Nuk ndihem fajtor për asnjë akuzë të zyrës së Gestapos”, tha Mustafa.

    Pas kësaj, gjykatësja e njoftoi me të drejtat që gëzon, por edhe ia tërhoqi vërejtjen.

    Ndërkaq Prokuroria ka thënë se kjo gjykatë është e Kosovës dhe për të mirën e Kosovës dhe viktimave. Ai ka thënë se “jemi këtu me ndihmën e popullit të Kosovës”.

    Prokurori Jack Smith ka thënë se “viktimat e Mustafës janë shqiptarë të Kosovës”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!