×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa nesër takon deputetët e LDK-së: U prezanton qeverinë e re dhe u kërkon ta votojnë

    Reporteri
    27 Prill 2020 | 11:47

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, do të zhvillojë nesër takim me Grupin Parlamentar të partisë së tij, për t’ua paraqitur kabinetin qeverisës dhe për të marrë aprovimin e tyre.


    Takimi, sic mëson Reporteri.net, do të mbahet nesër në orën 11:00 në zyrat e Grupit Parlamentar.

    Deputetët e LDK-së do të shohin përbërjen e qeverisë së re, me emra konkret dhe të gjitha detajet e marrëveshjes, të cilat akoma nuk janë bërë të ditura për publikun.

    Sidoqoftë, kjo nuk do të jetë tema e vetme. Me deputetët e LDK-së, Isa Mustafa do të flas edhe për votimin e kësaj qeverie, duke ditur se i ka disa që kanë votuar kundër në Këshill të Përgjithshëm.

    Deri tash nuk mësohet nëse Vjosa Osmani do të jetë pjesë e takimit, duke ditur që ajo haptazi ka shprehur kundërshtimin. Janë edhe tre deputetë të tjera që janë në dyshim nëse do ta votojnë qeverinë e Avdullah Hotit.

    Ndërkohë, mësohet se seanca për votim të kësaj qeverie pritet të mbahet të mërkurën, pas takimeve me grupet parlamentare të partive që pritet ta votojnë.

    Ndryshe, nga AAK-ja kanë thënë se gjithcka është gati për t’u nënshkruar marrëveshja, e po ashtu edhe nga NISMA kanë dhënë indikacione se kjo gjë është punë e kryer. Dje gjatë ditës, ka qenë AKR-ja e Behgjet Pacollit, që ka refuzuar të jetë e pjesë e Qeverisë. Ata kanë dy deputetë./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!