×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa: Një shtet e bëmë me SHBA-të dhe partnerët evropianë, VV ta qartësojë kush janë partnerët e saj për Republikën e Tretë

    Reporteri
    10 Shkurt 2021 | 10:08

    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar pas deklaratës së anëtarit të VV-së, Blerim Sallahu, i cili paralajmëroi ndërtimin e një  Republike të Tretë menjëherë pas zgjedhjeve.


    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Mustafa ka thënë se një shtet është bërë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët tanë evropian, ndërkaq Vetëvendosje duhet ta qartësojë se kush janë partnerët e saj për Republikën e Tretë, shkruan Reporteri.net.

    Po ashtu ai ka thënë se nuk është i sigurt nëse qytetari është i informuar se çfarë paraqesin shallat e kuqe të lidhura në drunjtë e Prishtinës, për të ardhmen e vendit.

    “Ndryshe, në qoftë se votohet vetëm me emocione, rrezikojmë të vejmë shallat e kuqe rreth qafe, të marrëshojmë si në Revolucionin Kulturor Kinez e të mbesim pa asnjë republikë!”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

    Ky është postimi i tij i plotë:

    Të nderuar miq,

    Vota është shprehje e vullnetit politik, e bindjeve por edhe e perceptimit.

    Vota është vendimmarrje e qytetarit. Për të marrë vendim, element themelor është informata.

    Nuk jam i sigurt se qytetari është i informuar se çfarë paraqesin shallat e kuqe të lidhura në drunjtë e Prishtinës, dhe jo vetëm aty, për të ardhmen e vendit. Çfarë është simbolika dhe mesazhi i marsheve në sheshet e qytetit tonë? Çfarë është Republika e Tretë?

    Një shtet e bëmë me SHBA-të dhe me partnerët tanë evropian, të zotuar për demokracinë perëndimore. Ndërkaq, VV duhet ta qartësojë se kush janë partnerët e saj për Republikën e Tretë. Ndryshe, në qoftë se votohet vetëm me emocione, rrezikojmë të vejmë shallat e kuqe rreth qafe, të marrëshojmë si në Revolucionin Kulturor Kinez e të mbesim pa asnjë republikë!

    Vota është përgjegjësi ndaj shtetit tonë! IM

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!