×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa: Nuk hyjmë me dhunë në qeveri e as nuk i nxjerrim me dhunë

    Reporteri
    23 Prill 2020 | 13:40

    Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, tha se nuk do të hyjnë në qeveri me dhunë dhe se do t’i zbatojnë vendimet kushtetuese.


    “Nuk do të hymë me dhunë e as nuk do ta nxjerrim me dhunë nga ndërtesa e Qeverisë. Në mënyrë demokratike do të zgjidhet qeveri në Kuvend. Besoj se secili do ta respektojë ligjin dhe Kushtetutën. Janë organet që e japin verdiktin për këtë”.

    Mustafa tha se ende nuk kanë vendim përfundimtar sa i përket ndarjes së ministrive dhe emërimeve të reja, por tha se nuk dëshirojnë që ta rrisin numrin më shumë se 15.

    “Kemi pritur që të komunikojmë me partitë tjera. S’e kemi shumë të qartë nëse do t’i mbajmë të gjitha ministritë që i kemi pas. Mbetet detyrë e kandidatit tonë që ta konfirmojë dhe ta propozojë kabinetin me anëtarët e LDK-së.

    Mustafa tha se kandidimi i Avdullah Hotit si mandatar për formimin e qeverisë nuk është një kundërpërgjigje ndaj Kurtit që e shkarkoi atë nga posti i zëvendëskryeministrit.

    “Në asnjë moment se kemi thjeshtësuar si kundërpërgjigje ndaj Kurtit. E kemi caktuar ne si zëvendëskryeministër të parë në qeveri dhe e kemi bërë këtë se kemi pasë besim të plotë se e bën këtë detyrë më së miri”, ka deklaruar Mustafa.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!