Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se sot ka mbajtur takim me zyrtarë të lartë të partisë për të biseduar për përgjijgjen e Këshillit të Përgjithshëm lidhur me mundësinë e krijimit të një qeverie të re.
Ndër të tjera lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka treguar për mosprezencën e kryetarës së Kuvendit, Vjosa Osmanit, shkruan Reporteri.net
“Zonjën Osmani nuk e përjashtojmë sepse zonja Osmani e ka dhënë qëndrimin e saj në mënyrë publike. Do të thotë është deklaruar. Mua më kanë interesuar deklarimet tjera, se çfarë mendojnë tjerët. Në fakt ajo s’e ka përjashtuar, e ka dhënë qëndrimin e saj”, deklaroi Mustafa.
Mirëpo, Mustafa foli edhe për qëndrimin e Vjosa Osmanit, i cili sipas tij dihet tashmë. I njejti theksoi se Osmani ka qenë kundër mocionit të mosbesimit dhe poashtu ajo ka deklaruar se është kundër një koalicioni të tillë.
Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.