×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa për tentimin e VV-së për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje: Sot është Dita 1 e diktaturës

    Reporteri
    02 Prill 2021 | 21:46

    Iniciativa e Lëvizjes Vetëvendosje për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje në një kohë kur pritej votimi për presidentin, sipas Besian Mustafës së LDK-së, paraqet shënimin e tiranisë dhe diktaturës në Kosovë.


    Në një shkrim në Facebook, Mustafa ka thënë se “kërcënimi dhe shantazhimi përmes ‘reformës’ së territ tradhton konstruktivitetin e LDK-së”.

    “Gjuaj gurin – dhe molotovin – e fshehe dorën pas mërgatës! Kërcënimi dhe shantazhimi përmes “reformës” së territ tradhton konstruktivitetin e LDK-së. Ne jemi institucionalistë, por jo për të shkatërruar institucionet! Kjo sot është Dita 1 e tiranisë, e diktaturës. Nuk po duan, nuk po guxojnë, të merren me problemet e qytetarëve. Po duan veç zgjedhje. Ja pafshin hairin. E kemi luftuar dhe mposhtur komunizmin dhe diktaturën një herë më 1989. E luftojmë dhe mposhtim edhe sot”, ka shkruar ai.

    Vetëvendosje ka vazhduar me ndryshimin e shpejtë të këtij ligji, brenda pak orësh, përkundër se opozita dhe shoqëria civile e kundërshtuan lëvizjen e shpejtë. Ata e cilësuan si shantazh duke u bazuar edhe në deklaratën e kryeministrit Albin Kurti që kërcënoi opozitën se do ta çojë vendin në zgjedhje nëse nuk e votojnë Vjosa Osmanin për presidente.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!