Ish kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka reaguar lidhur me reduktimet e energjisë elektrike gjatë ditëve të fundit në Kosovës.
Mustafa ka ironizuar me gjithë këtë situatë, duke thënë se Qeveria që fitoi mbi 51 përqind të votës qytetare na ktheu në vitin 2000.
“Deri në fund të këtij viti, qeveria plebishitare na solli në vitin 2000. Pa rrymë e me agregatë.
Por… nuk është ftohtë, po nxehemi me votat e mbi 51 përqind të qytetarëve!
Kështu e ka Referendumi. Të mërdhinë, por duhet të thuash që është mirë, sepse populli kështu ka vendosë”, shkruan Mustafa.
Kujtojmë, se KEDS dje ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme në Kosovë priten reduktime nga dy orë të energjisë elektrike.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.