Lidhja Demokratike e Kosovës ka disa ditë që ka nënshkruar marrëveshjen e koalicionit me Listën Serbe, mirëpo, e njëjta nuk është bërë publike ende.
Për këtë çështje ka pasur disa reagime drejt LDK-së që kanë kërkuar që të bëhet publikimi i marrëveshjes.
Kreu i LDK-së, Isa Mustafa është pyetur sot nga mediat për këtë temë.
Ai ka deklaruar se marrëveshjen mund ta publikojnë sot e se e njëjta do të jetë e njohur për opinionin.
Sipas tij, s’kanë pasur asnjë detyrim ndaj tyre
.“Mund ta publikojmë sot marrëveshjen me Listën Serbe do të jetë e njohur për opinionin, s’është marrë asnjë detyrim specifik për Listën Serbe ose prej tyre”, tha Mustafa.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.