Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, do të zhvillojë sot një takim me Grupin Parlamentar të partisë së tij, për t’ua paraqitur kabinetin qeverisës dhe për të marrë aprovimin e tyre.
Takimi, do të mbahet sot në orën 11:00 në zyrat e Grupit Parlamentar.
Deputetët e LDK-së do të shohin përbërjen e qeverisë së re, me emra konkret dhe të gjitha detajet e marrëveshjes, të cilat akoma nuk janë bërë të ditura për publikun.
Me deputetët e LDK-së, Isa Mustafa do të flas edhe për votimin e kësaj qeverie, duke ditur se i ka disa që kanë votuar kundër në Këshill të Përgjithshëm.
Deri tash nuk mësohet nëse Vjosa Osmani do të jetë pjesë e takimit, duke ditur që ajo haptazi ka shprehur kundërshtimin. Janë edhe tre deputetë të tjera që janë në dyshim nëse do ta votojnë qeverinë e Avdullah Hotit.
Ndërkohë, mësohet se seanca për votim të kësaj qeverie pritet të mbahet të mërkurën, pas takimeve me grupet parlamentare të partive që pritet ta votojnë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.