×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Mustafa thotë se nuk ka marrëveshje me partnerët e koalicionit për presidentin

    Reporteri
    03 Qershor 2020 | 16:12

    I pari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se nuk kanë bërë marrëveshje as me Hashim Thaçin, as me partnerët e koalicionit për çështjen e Presidentit.


    Mustafa ka garantuar se nuk është bërë asnjë marrëveshje me presidentin Hashim Thaçi që atij t’i vazhdohet mandati.

    Mustafa ka thënë se do të sfidohen në shkurt të vitit të ardhshëm me çështjen për zgjedhjen e presidentit, por ai ka thënë se duhen të ulen dhe të bisedojnë.

    “Ju siguroj se nuk ka pasë as me presidentin Hashim Thaçin dhe as me partnerët e koalicionit, sepse s’kemi diskutuar fare për çështjen e presidentit. Ne jemi të vetëdijshëm që do të sfidohemi në fund të vitit ose në shkurt të vitit të ardhshëm. Kur të vijë kjo sfidë duhet të ulemi dhe të gjejmë zgjidhjen. Mesa kam vërejtur Hashim Thaçi nuk është i interesuar që të vazhdojë edhe më tutje të jetë president”, ka thënë Mustafa për Klan Kosovën.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!