×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa ultimatum Kurtit: Ta kthejë ministrin Veliu ose prishet koalicioni

    Reporteri
    18 Mars 2020 | 13:37

    Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar pas shkarkimit të ministrit të Brendshëm, Agim Veliu. Atë e ka quajtur si shkelje të marrëveshjes së koalicionit.


    Ndër të tjera, Mustafa kërkon që Kurti ta tërheq vendimin për shkarkim dhe të marrë vendim për heqjen e taksës deri në fund të javës, të cilat kërkesa janë shtruar në formë ultimatumi, shkruan Reporteri.net

    “Kjo është shkelje e Marrëveshjes së koalicionit. Me marrëveshje kemi përcaktuar se ministrat mund të shkarkohen nga Kryeministri në konsultim me Kryetarin e subjektit politik me të cilin është bërë koalicioni, bazuar në një arsyetim që e pranon Kryetari i LDK-së. Si kryetar i LDK-së nuk jam konsultuar nga Kryeministri dhe aq më pak i pranoj arsyet e tij te bëra publike. Kërkoj nga Kryeministri të anuloj vendimin për shkarkimin e z. Veliu dhe të merr vendim per heqjen e taksës deri në fund të javës”, ka thënë Mustafa.

    https://www.facebook.com/IsaMustafaKS/posts/2780638425335710?__xts__%5B0%5D=68.ARA6s9RtdLkDv2lvHyFsmyrwPPU_h4gFPY4Q5NfwPlSBokzsnuk5zwgcUj0g1_NM2CyUjCj0F3RUjxfBEFe8jbh9s1vrF7SyxbwpapGEtycPKx52ddHcUTjWrKAsjC9gIaeSQRZfUtst-53KYdIv_BmUM5sCTNSsJVtnk52otnLizeepVrZO4TfTsJ2-za3Me-PjbQuh53C-12gXj_7V6jPMP1r79rmGktD1WZPQQ78mZ_tVgKOJ0MiKjDuGLjQ6ZLS6qAPNwhP5ZCkulFkBoUInsJeqXbYrtouk16-WUZGqCYt8y3C2GA2pZGl0SqetsB7IlzlierZQYGOc102ZKQ&__tn__=-R

    Ndërkohë, ka qenë edhe anëtari i Kryesisë, Skënder Hyseni, i cili kritikoi ashpër shkarkimin e Veliut, duke paralajmëruar masa nga partia e tij. Hyseni nuk e përjashtoi as tërheqjen nga koalicioni.

    Veliu, në anën tjetër, vendimin për shkarkim tha se e ka mësuar përmes mediave dhe se kryeministri atij ia dërgoi më vonë./Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!