×
  • Lajme
  • Lajme

    Myftiu Tërnava vaksinohet me dozën e dytë: Është mëkat i madh mosmarrja e vaksinës

    Reporteri
    10 Shtator 2021 | 15:21

    Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava ka marrë gjatë ditës dozën e dytë të vaksinës anti-COVID.


    Vaksinën i pari i BIK-ut e mori në Qendrën e Vaksinimit në Fushë Kosovë, njofton Klankosova.tv.

    Dozën e parë, ai e kishte marrë dy muaj më herët, por si shkak i gjendjes së tij shëndetësore dhe me koordinimit me mantel bardhët, ai u imunizua për herë të dytë vetëm pas afro 60 ditësh.

    “Është mëkat i madh mosmarrja e vaksinës me qëllime të caktuara për t’i ikur asaj”, tha ai.

    Nga aty, Tërnava apelojë tek qytetarët që ta kryejnë këtë proces vaksinimi sa më parë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!