×
  • Lajme
  • Lajme

    Mytaher Haskuka: Gjatë 4 viteve të para më shumë jam ndjerë si zjarrfikës se si kryetar

    Reporteri
    15 Shtator 2021 | 21:04

    Mytaher Haskuka, kryetar aktual i Prizrenit dhe kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje edhe për një mandat ka thënë se katër vitet e mandatit të parë më shumë është ndjerë si zjarrfikës se sa si kryetar.


    “Drejtën me të thënë gjatë katër viteve të para më shumë jam ndjerë si zjarrfikës se sa si kryetar. Ditën e parë në zyre më ka ardhë menjëherë një kallëzim penal për një kontratë që s’e ka implementuar komuna dhe kështu ka vazhduar me probleme. Komuna i ka pas rreth 3 mijë 700 raste nëpër gjykata. Kjo gjendje është stabilizuar|, tha ai në emisionin Prime Time të Kanal10, shkruan Reporteri.net.

    Ai tha se gjatë qeverisjes së tij janë bërë shumë punë në Prizren. Haskuka tha se e kërkon edhe një mandat për zhvillim ekonomik të Prizrenit.

    “Ne kemi bërë shumë në Prizren, përkundër problemeve që i kemi hasur. Kemi bërë reforma thelbësore në administratë por edhe në të gjitha drejtoritë. Për të bërë edhe më shumë për Prizrenin Mendoj se duhet të kem edhe një mandate 4 vjecar. Sidomos të fokusohemi në zhvillimin ekonomik.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!