×
  • Lajme
  • Lajme

    Nacionalistët serbë kërcënojnë gazetarën e BIRN-it, i doli në mbrojtje furrtarit shqiptar

    Reporteri
    06 Maj 2019 | 14:41

    Pasi koordinatorja e projekteve në BIRN, Sofija Todoroviq, shkroi në rrjetin social “Twitter” për demonstratën nacionaliste në Beograd kundër një bukëpjekësi shqiptar, protestuesit e kthyen vëmendjen tek ajo.


    Djathtistët serbë kanë filluar një fushatë të bashkërenduar kundër koordinatores së projekteve në BIRN, Sofija Todoroviq, pasi ajo mbrojti të drejtat e një furrtari shqiptar në qytetin e saj të Borças.

    Ata kanë shpërndarë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe kërcënime ndaj saj në mediat sociale dhe janë përpjekur për të hakuar llogarinë e saj në Twitter.

    “Kam marrë shumë kërcënime në rrjetet e mia sociale dhe fatkeqësisht nuk ndjehem rehat apo mjaft e sigurt në vendin ku kam lindur dhe ku unë aktualisht jetoj”, tha Todoroviq për BIRN.

    “Por për mua nuk ishte opsion që të hesht, ndërsa të gjitha aspektet e një jete të një njeriu të pafajshëm janë kërcënuar me këtë fushatë të turpshme dhe të rrezikshme”, shtoi Todoroviq, duke shpjeguar avokimin e saj publik për një bukëpjekës shqiptar i cili ishte në shënjestër të frikësimit nacionalist në Borça.

    Todoroviq ka një histori të gjatë pune në aktivizmin e të drejtave të njeriut. Para se të bashkohej me BIRN, ajo ka punuar me Iniciativën e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut.

    Duke ndjekur gjithçka që ka ndodhur me të kohët e fundit, ajo ka thënë se do të paraqesë një ankesë zyrtare në policinë serbe.

    Ultranacionalistët serbë kohët e fundit filluan të kërcënojnë bukëpjekësin shqiptar në periferi të Borçës, i cili është edhe qyteti i Todoroviqit.

    Mon Gjuraj u bë një objektiv i zemërimit nacionalist, pasi riktheu një foto dyvjeçare të kushëririt të tij duke paraqitur një gjest duarsh në formën e një shqiponje – simboli kombëtar i shqiptarëve.

    Më 27 prill, nacionalistët u mblodhën para furrës, thërrisnin slogane nacionaliste, luajtën këngë patriotike serbe, vendosën në dritare “Kosova është Serbi” dhe bënë kokën e derrit në furrë. Një ngjarje e ngjashme u organizua përsëri më 4 maj.

    Gjatë ngjarjes së 27 prillit, Todoroviq ishte duke postuar video të incidenteve.

    Që atëherë, ajo ka marrë kërcënime online. Djathtistët kanë bërë video rreth saj, duke e quajtur me emra fyes, duke përmendur familjen e saj dhe duke ri-postuar fotografi të vjetra që nuk janë më publike.

    Llogaria e saj në Twitter është vendosur nën “kufizim të përkohshëm” që nga 28 prilli dhe ajo nuk mund të hyjë në të.

    Andrej Petrovski, nga Fondacioni Serb “SHARE”, një OJQ e dedikuar për mbrojtjen e të drejtave digjitale të njerëzve, tha për BIRN se llogaria e Todoroviq i ishte nënshtruar sulmit.

    “Dikush u përpoq ta hakonte dhe llogaria e saj më pas u bllokua përkohësisht. Pastaj ajo e hapi atë me një login të ri. Sulmuesi përfundimisht arriti të hyjë në llogarinë e saj, por Twitter e mbylli llogarinë përsëri sepse njohu aktivitetin e pazakontë “, shpjegoi Petrovski.

    Ai shtoi se, kur Twitter kërkoi verifikim nga numri i telefonit të saj, hakeri përdorte numrin e vjetër të Todoroviqit, për shkak të të cilit llogaria ka mbetur e mbyllur.

    “Ne jemi duke u përpjekur të komunikojmë me Twitter në këtë rast në mënyrë që të mund t’i japim asaj mundësinë për të shtuar numrin aktual të saj të telefonit”, tha Petrovski.

    BIRN gjithashtu ka dërguar pyetje në Twitter për këtë çështje, por nuk ka marrë përgjigje deri në kohën e publikimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!