×
  • Lajme
  • Lajme

    Nagavci flet për emërimet në borde, thotë se është rritur përkrahja për Vetëvendosjen

    Reporteri
    04 Prill 2020 | 11:00

    Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci  ka folur për emërimet e fundit në borde të ndërmarrjeve publike, ku ndër të tjerë u vendosën edhe njerëz të Vetëvendosjes.


    Nagavci ka akuzuar se po bëhet propagandë e vazhdueshme me qëllim për ta baltosur Lëvizjen Vetëvendosje.

    Sipas Nagavcit  nevojitet reagim i shpejtë, auditim i brendshëm në ndërmarrje nga bordet e përkohshme, vlerësim i performancës, ndërprerje e kontratave të dëmshme dhe adresim i secilës shkelje.

    “Kosova, fatkeqësisht është një nga vendet më të izoluara, korruptuar, vjedhura e keqpërdorurura. E kjo nuk ka ndodhur as rastësisht e as vetvetiu. Andaj nevojitet reagim i shpejtë, auditim i brendshëm në ndërmarrje nga bordet e përkohshme, vlerësim i performancës, ndërprerje e kontratave të dëmshme, adresim i secilës shkelje”, ka shkruar Nagavci.

    Reagimi i plotë:

    Në Kosovë ka ndodhur ndryshimi. Kthim prapa s’ka.

    Standarde të reja janë vendosur tashmë. Qytetarët janë vetëdijësuar dhe reagimi është i shpejt e shumë shpesh masiv, gjithnjë e më shumë aktivizëm politik e përfshirje.

    Në LV! jemi të vetëdijshëm për pritshmëritë e qytetarëve ndaj nesh, kjo vetëm se na bën më të vëmendshëm e të kujdesshëm. Na bën të përgjegjshëm që nga ne pritet të jemi në nivelin më të lartë të detyrës, efikas, korrekt e profesionist. Sepse përkrahja është beteja që ne duhet ta fitojmë, beteja për të qenë në nivelin më të lartë të etikës, profesionalizmit, legjimitetit e vlerave morale.

    Çdo kritikë që na vjen nga aktivistët, bashkëpunëtorët, përkrahësit, votuesit e secili qytetarë që sheh shpresën për ndryshim tek LV! është e mirëseardhur dhe besoj shumë që na ndihmon për të mos bërë gabime rrugës. Kjo tregon se qytetarët kanë besim tek ne. E ne kemi obligim më e pakta të japim maksimumin.

    Ka dhe të tillë që qëllimshëm mundohen të baltosin LV! e të propagandojnë me qëllim që të njejtësojnë gjithçka e gjithkënd. E të tillët, s’do të kenë sukses. Nuk jemi të gjithë të njejtë.

    Kosova, fatkeqësisht është një nga vendet më të izoluara, korruptuar, vjedhura e keqpërdorurura. E kjo nuk ka ndodhur as rastësisht e as vetvetiu.

    Andaj nevojitet reagim i shpejtë, auditim i brendshëm në ndërmarrje nga bordet e përkohshme, vlerësim i performancës, ndërprerje e kontratave të dëmshme, adresim i secilës shkelje. Kjo nuk u pëlqen të gjithëve, kjo ngjall shumë reagime e propagandë nga ata që do të dalin të zbuluar pasi tashmë u është hequr mundësia për të vazhduar keqpërdorimin.

    Sa më e madhe përkrahja për LV! aq më e madhe dhe kritika në të gjitha format e saj. Atë konstruktiven do ta adresojmë përsëri bashkë, e dekonstruktiven e dekonspirojmë shpejtë.

    Prandaj, me vëmendje e kujdes, me konstruktivitet e pa u sprapsur do të fitojmë betejat një nga një. Bashkë.

    #RriNëShtëpi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!