×
  • Lajme
  • Lajme

    Nagavci: Le të nënkuptohet se Kurti nuk e pranon me Veliun ministër

    Reporteri
    18 Mars 2020 | 18:09

    Lëvizja Vetëvendosje i është përgjigjur kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, që deri në fund të javës kryeministri Kurti ka kthejë vendimin e marrë,  për shkarkimin e ministrit të Punëve të Brendshme,  Agim Veliu.


    Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga VV-ja, Arbërie Nagavci ka deklaruar për EO, se deri në një vendim të qeverisë për emërim të ri për ministër, detyrën do ta kryejë zëvendësministri aktual Xhelal Sveçla.

    Nagavci ka dhënë shenja se vendimi i Kurtit për shkarkimin e Veliut nuk do të kthehet dhe se as nuk do të hiqet.

    “E ka cekur kryeministri në vendimin qeveritar. Kryeministri Kurti ka kërkuar nga kryetari i LDK-së që sa më parë LDK-ja të propozojë një emër të ri për të emëruar si ministër, ndërsa deri atëherë detyrën do ta kryejë zëvendësministri aktual Xhelal Sveçla. Është kërkuar nga kryetari i LDK-së Isa Mustafa që të bëjë një propozim për emër të ri”, shtoi Nagavci.

    Sipas Nagavcit, në këtë situatë  e gjithë  vëmendja duhet të jetë tek menaxhimi i situatës në lidhje me koronavirusit dhe shëndeti i qytetarëve.

    Nagavci komentoi qëndrimet e  Veliu, duke thënë që nuk kanë qenë në raport të njëjtë me qëndrimet e qeverisë.

    “Ajo që është e rëndësishme,  që të gjitha energjitë dhe vëmendja t’i kushtohet menaxhimit sa më të suksesshëm të situatës në lidhje me Coronavirusin  dhe kujdesin për shëndetin e qytetarëve. Duhet ta kemi vëmendjen për të orientuar të gjithë kapacitetet tona në menaxhimin e situatës me Cornavirusin. Në këto moment është obligim që secili prej anëtarëve të qeverisë por,  edhe të gjithë ne të koordinojmë veprimet me këtë situatë” deklaroi Nagavci.

    Ajo ka lavdëruar punën e dy ministrave të LDK-së, asaj të Arsimit dhe të atij të Infrastrukturës.

    “Shpresoj që me koalicionin qeverisës të jemi të fokusuar në bashkërendimin e veprimeve në lidhje me menaxhimin e situatës. Vlen të përmendet se në këto ditë kemi parë punë profesionale nga Ministrja e Arsimit Hykmete Bajrami, Lumir Abdixhiku. Në pozitat që jemi duhet tani të japim maksimumin. Sot është dita të dëgjojmë këshillat e profesionistëve” shtoi ajo.

    Ajo e ka komentuar edhe propozimin e presidentit  Hashim Thaçi, për ta shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

    “Deri sot nuk kemi dekret nga presidenti Hashim Thaçi. Ajo që sot duhet është që të dëgjojmë këshillat e profesionistëve. Deklaratat e Thaçit nuk janë përcjellë  me dekret deri më tani. Masat e marra deri më tani kanë qenë shumë mirë të dakorduara”, shtoi ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!