×
  • Lajme
  • Lajme

    Nagavci: Të rinjve tanë t’iu ofrohet arsim sa më cilësor

    Reporteri
    25 Maj 2021 | 20:34

    Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka thënë se në arsimin e lartë po zhvillohen projekte të rëndësishme të mbështetura nga partnerët zhvillimorë dhe donatorët, me qëllim të fuqizimit më të mëtejmë të këtij sektori të rëndësishëm.


    “Në një takim virtual të organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, partnerët zhvillimorë, përfaqësues të ambasadave, organizata e ndërkombëtare dhe donatorët treguan për projektet që i financojnë për zhvillimin e arsimit të lartë, ofrimin e bursave për studentët e Kosovës, mobilitetet, afrimin e arsimit të lartë me tregun e punës, por edhe qasjen dhe shfrytëzimin e fondeve dhe programeve ndërkombëtare të shkencës”, shkroi ajo në Facebook.

    “Sfidat dhe vështirësitë që e kanë përcjellë arsimin përgjatë pandemisë, kanë ndikuar edhe në realizimin e projekteve të mëdha të mbështetura nga partnerët zhvillimorë. Bashkëpunimi shton mundësitë edhe në realizimin e programit qeverisës për arsimin, sidomos për arsimin e lartë, në mënyrë që të rinjve tanë t’iu ofrohet arsim sa më cilësor”, tha ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!