Myftiut të Kosovës, Naim Tërnava, së fundmi i është përkeqësuar gjendja shëndetësore. Si pasojë, Tërnava i është nënshtruar një operacioni kirurgjik në Turqi.
Lajmin se myftiu e ka kaluar me sukses operacionin e ka konfirmuar për Gazetën Online ‘Reporteri.net’, Sekretari i Bashkësisë Islame, Ahmet Sadriu.
“Myftiu para disa ditëve ka pasur një intervenim të lehtë kirurgjik, të cilin e ka kaluar me sukses”, thotë Sadriu për Reporteri.net.
E Myftiu Tërnava i është kthyer normalitetit dhe është duke ushtruar detyrën e tij thuhet tutje në përgjigje e Sadriut.
Kujtojmë që Tërnava (60) është zgjedhur katër herë radhazi Myfti i Kosovës, post të cilin e mbanë që nga viti 2003. Ai edhe më herët ka pasur probleme shëndetësore kur edhe ishte operuar dy vite më parë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.