×
  • Lajme
  • Lajme

    Naim Tërnava pritet nga mbreti Salman i Arabisë Saudite

    Reporteri
    19 Nëntor 2019 | 14:11

    Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, bashkë me një delegacion të tij është pritur të martën në një takim nga mbreti i Arabasë Saudite, Salman bin Abdulaziz, bëri të ditur agjencia shtetërore e lajmeve e këtij vendi.


    Ata diskutuan për bashkëpunimin mes Arabisë Saudite dhe Kosovës në shërbim të Islamit dhe myslimanëve dhe për promovimin e modernizmit, bashkëjetesës dhe tolerancës, thuhet në njoftim.

    Në këtë takim morën pjesë edhe disa zyrtarë të lartë të Arabisë Saudite, përfshirë ministrin e jashtëm, Faisal bin Farhan bin Abdullah, ministrin për çështje islame, Abdullatif bin Abdulaziz Al-Al-Sheikh, dhe ndihmës-sekretarin special të mbretit, Tamim bin Abdulaziz Al-Salem, shkruan “Aawsat”,

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!