×
  • Lajme
  • Lajme / Drejtësi

    Naser Hafizi del para Gjykatës, pritet të vendoset për masën e sigurisë ndaj tij

    Reporteri
    11 Tetor 2024 | 13:11

    Ushtruesi i Detyrës së Udhëheqësit të Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore në Ministrinë e Mjedisit Planfikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Naser Hafizi, sot është paraqitur në seancën dëgjimore, pasi u arrestua dje nën dyshimet për keqpërdorim detyre, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, tha për Gazetën Reporteri se seanca është caktuar për në orën 13:00.

    Gjyqtari i procedurës paraprake pritet që të vendos më pas për masën e sigurisë ndaj Hafizit.

    Hafizi është u arrestua dje në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, pas kthimit nga një udhëtim në Francë.

    Momenti me VIDEO kur Naser Hafizi u arrestua me të mbërritur në aeroportin e Prishtinës

    Naser Hafizi dyshohet se ka kryer veprat: “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” “Shpëlarje e parave” dhe “Mosraportim apo raportim i rremë i pasurisë i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër pasurore ose i detyrimeve financiare”.

    Të martën, me urdhër të Prokurorisë Speciale u zhvillua një aksion në Ministrinë e Mjedsit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

    Gjatë këtij aksioni u arrestua zv/sekretari i Ministrisë, Izedin Bytyqi, derisa për Hafizin u tha se nuk është gjetur në banesën e tij.

    “I arrestuari me inicialet I.B. dyshohet se ka kryer veprat penale: “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” dhe “Armëmbajtje pa leje”, kurse i dyshuari tjetër me inicialet N.H. dyshohet se ka kryer veprat: “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” “Shpëlarje e parave” dhe “Mosraportim apo raportim i rremë i pasurisë i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër pasurore ose i detyrimeve financiare”.”, thuhej në njoftimin e përbashkët të Prokurorisë dhe Policisë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!