×
  • Lajme
  • Lajme

    Nasim Haradinaj: Ibrahim Rugova e teproi kur mbjelli frikë se nuk mund ta mundim Serbinë

    Reporteri
    20 Shtator 2020 | 20:58

    Nënkryetari i OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj, në një intervistë dhënë për Gazetën Online “Reporteri.net”, ka folur edhe për presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova.


    I pyetur lidhur me rolin e Rugovë, ai tha se ish-presidenti i ndjerë mbjelli frikë se Kosova nuk mund ta mposhtë Serbinë.

    “Në fillim kam pasur mendim të mirë, derisa ai dikur ka ndërruar qasje, më së shumti e teproi kur mbjelli frikë që ne nuk mundemi ta mundim Serbinë, që e na mund Serbia për 3-4 ditë, ishte e kundërta për të cilën ne luftonim dhe organizonim dhe u dëshmua e kundërta, Serbia nuk na zhduki”, tha Haradinaj në REPORTERI/INTERVISTA.

    Ai tha se NATO nuk do të intervenonte në Kosovë dhe nuk do ta bombardonte Serbinë pa luftën e UÇK-së.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!