×
  • Lajme
  • Lajme

    Nasim Haradinaj kërkon që testet e coronavirusit nga Serbia të hidhen në bërllog

    Reporteri
    19 Prill 2020 | 9:31

    Nënkryetar i OVL-UÇK-së për Kosovë, Nasim Haradinaj ka bërë një kërkesë për Komisionin hetimor parlamentar që të hetohen urgjentisht pranimi i njëmijë testeve si ndihmë humanitare nga Serbia, dhe njëkohësisht ka kërkuar që të merren masa kundër pranuesve të testeve nga Serbia, sepse janë shkelur të gjitha normat dhe ligjet e aplikueshme në Kosovë.


    Ai përmes një postimi në Facebook, i ka bërë thirrje Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, që t’i hedhë në mbeturina publikisht ato teste dhe të pezullojë bashkëpunimin me Qeverinë e Kosovës deri sa kjo e fundit të merr masa ndaj atyre që pranuan këto teste dhe t’i shkarkojë nga pozita pranuesit dhe urdhëruesit të tyre.

    Postimi i Haradinajt:

    KËRKESË;

    KOMISIONIT HETIMOR PARLAMENTAR

    Të hetohen urgjentisht pranimi i njëmijë testeve si ndihmë humanitare nga Serbia, të cilat i dënojmë ashpër dhe kërkojmë të mirren masa kundër pranuesve të testeve nga Serbia, sepse janë shkelur të gjitha normat dhe ligjet e aplikushme në Kosovë, pranusi i këtyre testeve Ministria e Shëndetësisë, respektivisht Qeveria Kurti. Gjithashtu ka fyer të gjitha familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës, veteranët dhe familjet e të pagjeturve.

    Po ashtu ka poshtëru e turpëru aktivitstët për pavarësi, të gjithë ish të burgorsurit politik dhe kundër të gjithë të masakruarve dhe të torturuarve në Kosovë.

    Andaj që nesër i bëj thirrje Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, që ti hedhë nē mbeturina publikisht ato teste dhe të pezulloj bashkëpunimin me Qeverinë e Kosovës deri sa kjo e fundit të merr masa ndaj atyre që pranuan këto teste dhe të i shkarkoj nga pozita pranuesit dhe urdhëruesit të tyre.

    Nëse nuk merren këto masa, atëherë bashkëpunimi mes veteranëve dhe Qeverisë Kurti është i ngrirë!

    FTESË urgjente, po ashtu edhe për Kryeprokurorin e Shtetit, që të nisë menjëherë hetim gjithëpërfshirës dhe trajtimin hetimor të të gjithë akterëve të përfshirë në këtë skandal të turpshëm dhe të madh.

    Nasim Haradinaj

    https://www.facebook.com/nasim.haradinaj/posts/10222413135301363

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!