×
  • Lajme
  • Lajme

    Nasim Haradinaj: Ushtarët e UÇK-së kanë dashtë të merren edhe personalisht me Shkëlzen Gashin

    Reporteri
    25 Prill 2020 | 15:55

    Nasim Haradinaj, nënkryetar i OVL-UÇk-së, ka reaguar ndaj deklaratës së Shkëlzen Gashit, ish-këshilltarit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti se ‘UÇK ka vrarë 1000 civilë të pafajshëm serb’.


    “Ushtarët e UÇK-së kanë dashtë të merren edhe personalisht me Shkëlzen Gashin”, tha Haradinaj në RTK.

    Pak minuta më parë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti e ka shkarkuar Shkëlzen Gashin, pas deklaratave të këtij të fundit për UÇK-në.

    Kurti ka thënë se deklaratat e Gashit, patën pasoja shpërqendruese nga puna e qeverisë në detyrë.

    Sipas Kurtit është më mirë që debatin në të cilin është përfshirë ai të mos e bëjë nga pozita e këshilltarit të tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!