Mbikëqyrësi i Zyrës për Mbrojte dhe Ndihmë të Viktimave në Komunën e Prishtinës dhe zyrave regjionale është ndaluar nga Prokuroria Themelore e Shtetit.
A.P po dyshohet për kryerje të veprës penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtare”.
Nëpërmjet një komunikate bëhet e ditur se i dyshuari me vendim të Prokurorisë së Shtetit është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda-Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, sot me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar për 48 orë personin me inicialet A.P., mbikëqyrës i Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave, në Prishtinë dhe zyrave regjionale, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
I dyshuari, me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh”, njofton Prokuroria Themelore e Shtetit nëpërmjet një komunikate.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.