×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Ndalohet për 48 orë një person i cili dyshohet për falsifikim të dokumenteve

    Reporteri
    13 Mars 2023 | 17:20

    Ndalohet për 48 orë një person i cili dyshohet për falsifikim të dokumenteve me të cilat fitoi një tender.

    Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se ka ndaluar personin A.K i cili dyshohet se ka falsifikuar një dokument zyrtar, siç thuhet kinse të lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes me të cilin ka aplikuar dhe ka fituar një tender publik në vitin 2021, në Komunën e Gjilanit.

    “Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, në koordinim me Policinë e Kosovës – Njësinë për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit në Gjilan, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve të dyshuarin A.K., për shkak të veprës penale ‘keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik’, nga neni 415 paragrafi 3 të Kod it Penal të Republikës së Kosovës” thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!