×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndarja e 40 milionë eurove për rrymën në veri, Rizvanolli arsyeton vendimin e Qeverisë

    Reporteri
    10 Gusht 2022 | 14:59

    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në një konferencë për media ka thënë se Qeveria po punon për gjetjen e zgjidhjeve teknike e operacionale për të realizuar subvencionimin e aprovuar prej 90 milionë euro për energjinë elektrike.

    “Qeveria e Kosovës po punon për gjetjen e zgjidhjeve teknike e operacionale për të realizuar subvencionimin e aprovuar prej 90 milionë euro për energjinë elektrike”.

    Kështu ka thënë ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, teksa shtoi se Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar që të mbështesë qytetarët nga një rritje e papërballueshme të çmimit të energjisë.

    Në një konferencë për media, pas mbledhjes së Qeverisë, ministrja Rizvanoli, ka theksuar se udhërryefuesi për energjinë parasheh një afat kohor për realizimin e marrëveshjes.

    “Afati parasheh që realizimi të bëhet më një tetor 2022 dhe ne jemi të angazhuar t’i realizojmë pikat që varen nga ne. Zotimet qe i kemi marrë nga ENTSO-E parashohin që Kosova ka përgjegjësi për tërë territorin e saj”, ka thënë ajo.

    Një nga vendimet e rëndësishme ishte ai për ndarjen e 40 milionë euro për ndërmarrjen publike KOSTT.

    Sa i përket vlerës së ndarë prej 40 milionë euro, Rizvanolli ka thënë se e njëjta parasheh përmbushjen e detyrimeve deri në momentin kur i kalon afati i zbatimit të udhërrëfyesit.

    “Jemi në një moment vendimtar për sektorin e energjisë dhe për shtetin, marrëveshja e kyçjes së Kosovës në ENTSO-E që është marrëveshje 2 vjeçare me mundësi ripërtrirje, është duke skaduar dhe është momenti kur 23 shtete që janë nënshkruese të marrëveshjes do të vendosin nëse do ta vazhdojnë marrëveshjen e kyçjes për Kosovën. Si ministri e Ekonomisë me kërkesën e KOSTT-it, kemi bërë kërkesë të ministria e financave dhe sot kemi bërë ndarjen e 40 milionë euro për shlyrjen këtyre obligimeve”.

    Kur pyetet për arsyet kryesore pse po çalon realizimi i udhërrëfyesit për energjinë në Veri të Kosovës dhe se a ka faj në këtë rast serbia, Riznavolli ka thënë se institucionet e Kosovës kanë bërë të gjitha përpjekjet për reazlizimin e kësaj marrëveshjeje.

    “Ajo çfarë mund të them është se Kosova, të gjitha institucionet tona kanë bërë të gjitha përpjekjet për realizimin të marrëveshjes ndërsa ngecjet janë kryekëput për shkak të anës tjetër, kompanisë Elektroserver”.

    “I kemi bërë të gjitha përpjekjet në mënyrë që marrëveshja të realizohet sa më shpejt edhe para afatit të paraparë në mënyrë që qytetarët në veri të vendit të fillojnë të paguajnë faturat e energjisë sa më shpejt që është e mundur”.

    Ndërsa Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi në këtë konferencë sa i përket Asosacionit të Komunave me shumicë serbe dhe deklaratave të emisarit amerikan, Gabriel Escobar “Se nuk mund të formohet shtet brenda shtetit” ka thënë se Kosova është shtet multietnik dhe nuk mund të dalë jashtë frymës së Kushtetueses së Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!