Kryeministri Albin Kurti së bashku me kabinetin qeveritar sot ka bërë homazhe në Gllogjan të Deçanit.
Ai ka folur për Epopenë e Dukagjinit dhe ndërhyrjen e NATO-s.
“24 marsi i Epopesë së Dukagjinit dhe ndërhyrja e NATO-s na tregojnë rendin e logjikshëm të gjërave. Së pari pushka jonë, pastaj avionët, ngjashëm edhe sot, puna jonë dhe pastaj edhe ndihma prej jashtë, për zhvillim, demokratizim e drejtësi”, tha Kurti, shkruan Reporteri.net.
Ai tha se dëshmorët dhanë gjithçka që sot Kosova ta ketë lirinë.
“Në ditë të shënuara si kjo, ne bëjmë nderim për dëshmorët e kombit, ata që dhanë gjithçka që ne të jetojmë të lirë dhe të mund të përparojmë”, tha Kurti. /Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.