×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndërtesa e Qeverisë mbulohet me flamurin e BE’së: Kosova solidarizohet për viktimat dhe të prekurit me koronavirus

    Reporteri
    19 Prill 2020 | 22:51

    Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës sonte është ndriçuar me ngjyrat e flamurti të Bashkimit Evropian.


    Këtë e bëri të ditur vetë kreu i qeverisë Albin Kurti, i cili tha se ky veprim po bëhet në shenjë solidariteti me mbi 800 mijë të infektuarit dhe më shumë se 70 mijë viktimat e Coronavirusit në Evropë.

    Kurti shkroi se “sonte Kosova shpreh solidaritet me Bashkimin Evropian”.

    Ai gjithashtu kujtoi ndihmën që BE i ka ofruar Kosovës në luftimin e COVID-19.

    “Gjatë kësaj krize shëndetësore BE ka zotuar ndihmë në vlerë prej 5.2 milionë euro për të luftuar COVID-19 dhe 63 milionë euro për të lehtësuar ndikimin socio-ekonomik të shkaktuar nga virusi Corona”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!