×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndërtimi i autostradave, demarkacioni – kushtet e Haradinajt për t’u bërë pjesë e Qeverisë, jo edhe reciprociteti

    Reporteri
    22 Prill 2020 | 16:12

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një letre i ka bërë të ditur kreut të LDK-së, Isa Mustafa, se pranon të bëhet pjesë e një qeverie të re nën mandatin e kësaj të fundit.


    Haradinaj në një prononcim për media ka folur për shkresën që i ka dërguar Mustafës duke thënë se natyrisht që nuk bëhet fjalë për program qeverisës, por kanë potencuar aspektet kryesore që janë në interes të AAK-së për t’u bërë pjesë e Qeverisë, shkruan Reporteri.

    “Ende nuk kemi mandatar. Deri atëherë është e vështirë të flasim për aspekte të tjera. Megjithatë kemi një qeveri të shkarkuar, AAK do ta japë përkrahjen për Qeverinë e re. I kemi kthy një shkresë zyrtare kreut të LDK-së, për mua është e rëndësishme rritja e përkrahjes e institucioneve të rendit dhe sigurisë, pastaj e konsiderojmë të rëndësishme të avancohen projektet infrastrukturore, si Autostrada e Dukagjinit dhe e Anamoravës , si dhe tjerat që janë arterie e ekonomisë sonë, kuptohet për të gjithë Kosovën”.

    Po ashtu Haradinaj ka përmendur edhe pakon fiskale pas pandemisë dhe çështjen tjetër që e ka potencuar është ajo e demarkacionit me Malin e Zi.

    “Dhe e treta temë që e kemi cekur, është pakoja fiskale ekonomike pas pandemisë. Çështje tjetër e kemi Demarkacionin me Malin e Zi, duke pasur parasysh edhe një gatishmëri të Malit të Zi, që të bëhet korrigjimi në drejtim të Çakorrit dhe Kullës, që të angazhohemi bashkërisht për këtë”, ka thënë Haradinaj.

    Mirëpo, kur është pyetur për reciprociteti, Haradinaj ka thënë se reciprociteti ka ekzistuar edhe në qeverisjen e tij.

    “Tani unë nuk e kam kuptuar asnjëherë këtë reciprocitetin e Kurtit. Ne kemi vendosur disa masa të reciprocitetit si qeveri atëherë, i kemi obliguar tërë rrjetin tregtarë me i vendos flamujt me vendet e origjinës, po ashtu kemi kërkuar me iu drejtuar Kosovës me emrin kushtetues”, ka përfunduar ai.

    /Reporteir.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!