Tri kompanitë më të mëdha afariste nga Peja, Devolli Corporation, Devolli Group dhe Elkos Group, i kanë bashkuar forcat për të dhuruar artikuj ushqimorë dhe produkte të tjera ndihmë për qytetarët në kohën kur Kosova po përballet me pandeminë e virusit Covid-19.
Nën moton “Afaristët pejanë për Kosovën”, sot ka nisur shpërndarja e pakove të cilat do të përmbajnë 300 tonelata miell “Finesa”, 33 paleta qumësht “Vita”, 33 paleta lëngje “Tango”.
Ky solidaritet i këtyre kompanive është për tu vlerësuar në këtë kohë, por është brengosëse se kompanitë që shpërndanë ndihma, nuk janë kujdesur që të krijojnë edhe radhën me distancë së paku 1 metër, shkruan Reporteri.net.
Pas lajmit se kompanitë në fjalë do të ndajnë miell falas dhe produkte tjera, qindra qytetarë në Pejë kanë shkuar tek kompania Elkos për të marrë ndihma, por shqetësuese është se ata nuk e kanë respektuar distancën, duke krijuar tollovi, çka kanë rrezikuar jo pak njëri-tjetrin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.