×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Ndizen qirinj për viktimat e aksidenteve në Kosovë

    Reporteri
    21 Nëntor 2021 | 18:44

    Me ndezjen e qirinjve ka përfunduar aktiviteti treditor në përkujtim të viktimave të aksidenteve rrugore në Kosovë.

    Kjo ditë sivjet në qendër të vëmendjes kishte uljen e shpejtësisë së lëvizjes në trafik, gjë që mund të parandalojë shumë vdekje dhe lëndime serioze, në veçanti ato të këmbësorëve dhe të gjithë përdoruesve të tjerë të rrugës – fëmijë, të moshuar dhe të personave me aftësi ndryshe, raporton Kosovapress.

    Ndryshe, në periudhën janar-korrik 2021 në Kosovë si pasojë e aksidenteve kanë humbur jetën 65 persona dhe lëndime kanë marrë mbi 8 mijë persona.

    Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, në vitin 2020, si pasojë e aksidenteve rrugore kanë vdekur gati shtatë persona në muaj, ndërsa këtë viti shifrat tregojnë për një rritje ku për çdo muaj kanë vdekur mbi nëntë persona.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!