Kosovarët janë marakli të mëdha të kafes. Por në këto ditë izolimi ata si edhe krejt bota po detyrohen të rrinë në shtëpi për t’u mbrojtur nga koronavirusi.
Kështu ata prej dy javësh nuk po kanë mundësi të dalin për të pirë kafe në lokale.
Por në qytetin e Suharekës e kanë gjetur një mënyrë mjaft interesante për të shërbyer kafe.
Aty kafja po shërbehet me anë të dronit. Madje, Valon Gashi i ka realizuar edhe një video tërë kësaj, ku shihet kafja që po shpërndahet me dron.
Kujtojmë se deri më tani në vendin tonë numri i të prekurve me koronavirus ka arritur në 91, me dy të shëruar dhe një të vdekur. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.