×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndodh edhe kjo: Qytetari i gjuan me tulla policët në Gjakovë

    Reporteri
    27 Prill 2021 | 12:06

    Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjakovë, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “dëmtim prone”.


    Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, ka thënë për Reporteri.net se i dyshuari ia ka dëmtuar pronën një personi sot rreth orës 09:30.

    I dyshuari ishte shfaqur kur policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe duke i gjuajtur me tulla, ka kërkuar që policët të largohen.

    “Derisa patrulla policore ishte duke intervistuar ankuesin, aty shfaqet i dyshuari i lartcekur, duke dalë nga një shtëpi e pabanuar dhe i njëjti filloi ta ngrije zërin duke thënë ‘largohuni prej pronës time dhe largojeni atë veturë se po më pengon’. Në momentin kur policët ju drejtuan këtij personi, i njëjti filloi që t’i gjuante me tulla policët”, tha ai për Reporterin.

    Xhurkaj bërë të ditur se për shkak të lëndimeve që kanë pësuar, zyrtarët policorë janë dërguar për tretman mjekësor në Emergjencën e qytetit dhe se gjendja shëndetësore e tyre është stabile.

    Ndërkaq, i arrestuari me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!