×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndryshimi i çuditshëm i konferencave të Qeverisë, zëdhënësi kërkon që pyetjet fillimisht t’i drejtohen atij e më pas folësve

    Reporteri
    12 Prill 2020 | 21:27

    Qeveria e Kosovës, edhe në detyrë ka marrë shumë vendime dhe ato kryesisht për qarkullim ose jo të lëvizjes në qytet, për shkak të pandemisë si dhe vendime për shkarkime e emërime bordesh e diplomatesh. Por, një ndryshime tjetër që e ka sjellë është edhe konferencat për shtyp, shkruan Reporteri.


    Tash kryeministri në to prezantohet sikur në ndonjë ceremoni të veçantë. Fillimisht zëdhënësi del dhe njofton se kush do të flasë dhe për çka, si dhe i fton në skenë. Kjo praktikë nuk është që është përdorë më herët në Kosovë por as kudo tjetër.

    Gjithsesi, një ndryshim i madh ka ndodhë tek pjesa e pyetjeve. Derisa në të kaluarën kur janë lejuar pyetjet ato kanë mundur të bëhen pa ndonjë radhë apo procedurë, dhe janë lejuar edhe nën pyetjet, kjo tash ka ndryshuar. Në konferencën e sotme, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka thënë se pyetjet fillimisht i drejtohen zëdhënësit, e më pas të njëjtat edhe folësve, shkruan Reporteri.

    “Pas përfundimit të fjalëve të tyre ata do të jenë të hapur për pyetjet e juaja. Kërkesat për pyetje fillimisht mi drejtoni mua dhe me pas të njëjtat ia drejtoni folësve”, ka thënë ai në fillim të konferencës.

    Nuk dihet nëse arsyeja ka qenë për shkak të menaxhimit të konferencës në kohë pandemie, puna e endjes së mikrofonit dhe mundësisë së përhapjes së virusit, por gjithsesi kjo nuk e justifikon në asnjë mënyrë këtë metodë. Qeveria duhet të gjejë formë të mos e ndalojë lirinë të bërit pyetje e nën pyetje e jo ta zvogëlojë mundësinë./Reporteri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!