Me kërkesë të ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia, është formuar grupi i ri punues për të bërë përditësimin e udhërrëfyesit për trajtimin e pacientëve të prekur me COVID-19.
Në fakt, udhërrëfyesi ekzistues ishte miratuar vitin e kaluar nga ish-ministri Armend Zemaj.
Sipas anëtarit të këtij grupi, Driton Vela në udhërrëfyesin e kaluar ka shumë mangësi, njëra nga to është edhe diferencimi i formave të sëmundjes të COVID-19, teksa shton se nuk janë përdorë rekomandimet e fundit, kurse edhe ato rekomandime që janë praktikuar nuk janë bazuar në metodologjinë ndërkombëtare.
Vela tregon se hidroksiklorokina nuk do të jetë më kurë për kosovarët e infektuar me COVID-19, kjo për shkak se studimet kanë treguar që nuk ka qenë i efektshëm dhe se terapitë e tjera do t’i specifikojnë saktë se ku duhet të aplikohen, sikurse që është Remdesivir dhe të tjera.
Përveç këtyre, në këtë udhëzues do të ketë rekomandime edhe për trajtimin intensiv të pacientëve.
Megjithëkëtë, anasteziologia Agreta Gecaj pohon se në udhërrëfyesin e parë kanë munguar këto informacione, edhe pse tregon se ajo së bashku me kolegët e saj, kanë ndjekur udhërrëfyesit ndërkombëtar.
Pos këtyre dyve, pjesë e këtij grupi punues është edhe mikrobiologu Lul Raka dhe të fushave të tjera në krye me infektologun Salih Ahmeti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.