Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, do të pres një delegacion nga ShBA, të prirë nga përfaqësuesi special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
Ky takim do të zhvillohet nga ora 17:45, njofton Qeveria e Kosovës. Gjatë ditës ishte njoftuar se takimi do të mbahet nga ora 18:30.
Nuk dihet arsyet e ndryshimit të orarit të këtij takimi.
Në këtë takim do pritet të nënshkruhen marrëveshjet ekonomike të së 4 shtatorit që u arritën në mes të Serbisë dhe Kosovës në Shtëpinë e Bardhë.
Mirëpo ende nuk dihet saktësisht se për çfarë marrëveshje bëhet fjalë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.