Ministria e Financave Punës dhe Transfereve ka marrë vendim që të bëhen disa ndryshime në procedurat e aplikimit për shtesa për fëmijë, shkruan Reporteri.net.
Për këto ndryshime përmes një postimi në Facebook ka njoftuar edhe platforma E-Kosova.
Sipas njoftimit është bërë e ditur se afati për aplikim është i hapur nga data 1 deri më 10 të çdo muaji.
Njoftimi i plotë:
Njoftim me rëndësi!
Të dashur qytetarë,
Ju informojmë se nga ky muaj me vendim të Ministrisë së Financave Punës dhe Transfereve janë bërë disa ndryshime në procedurat e aplikimit për shtesa për fëmijë:
•Afati për aplikim është i hapur nga data 1 deri më 10 të çdo muaji;
•Aplikimi për shtesa për fëmijë duhet të realizohet në tre muajt e pare të lindjes së fëmiut. Nëse nuk aplikoni brenda këtij afati, fillimisht duhet të kaloni në proces të verifikimit dhe aplikimi mund të realizohet vetëm pasi të përfundojë me sukses procesi verifikimit;
Për detaje shtesë ju lutem referojuni vendimit!
Ju lutem të respektoni këto afate për të siguruar përpunimin e aplikimit tuaj në kohë!
Platforma e shërbimeve elektronike eKosova!
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.