Në një lagje në Mitrovicë një grup po i rrah brutalisht kalimtarët

Kalimi në një lagje të Mitrovicës është shndërruar në problem për rininë e atjeshme.


Kjo për shkak se në atë lagje po “patrullon” një grup problematik të cilët po i ngacmojnë e shqetësojnë kalimtarët (kryesisht të rinjtë).

Pikërisht sot rreth orës 17:15 ka ndodhur një rrahje në këtë lagje.

Për këtë grup, qytetarë të shqetësuar kanë bërë me dije për Jepi Zë se është në njohuri edhe policia, por pas mosveprimit të policisë, gazetarinë lokale e kanë parë si rrugë për vokalizimin publik e medial të këtij problemi.

Ngacmime dhe sulme të tilla paraqesin edhe shkelje të të drejtave të njeriut.

Reporteri.net ka provuar të kontaktojë lidhur me këtë rast me Policinë e Kosovës në Mitrovicë por ata nuk janë përgjigjur.