×
  • Lajme
  • Lajme

    Në 19 vjetorin e themelimit, aderojnë 802 anëtarë të rijnë në Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

    Reporteri
    01 Qershor 2019 | 20:57

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dega në Klinë , sot ka shënuar 19 vjetorin e themelimit me çrast aderuan 802 personalitete nga ky qytet.


    Kryetari i AAK-së dhe njëherit kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se gjatë 20 viteve, Kosova ka pasur mundësi të mësojë shumë, ndërsa siç tha ai duhet ta kuptojmë se tani jemi përgjegjës të vetvetes dhe nuk kemi të drejtë të ankohemi tek miqtë tanë për punët që nuk janë kryer.

    “Kur e kemi shpall vetveten shtet sovran dhe të pavarur më 17 shkurt 2008. Më këtë ju kemi thënë atyre që na kanë kqyrë, atyre që janë kujdes për ne, po duamë me u kujdes për vete. Kjo i bie që u kemi thënë atyre lerna të gabojmë, lerna t’i bëjmë punët në më mënyrën si dimë ne, na lejoni të ecim përpara. Tani nuk e kemi më atë të drejtën me u ankuar te të tjerët. Vet kemi vendos me qenë shtet, vet i kemi marr vendimet, e kemi shpall vetën shtet të pavarur. Edhe shtet i pavarur edhe me prit që vendimet për jetën tanë e të vendit tënd mu marr tjetërkund, nuk bënë.

    Nuk shkojnë të dyja, ose kthejmë pavarësinë, ose vendosim si të pavarur në vend. Miqtë tanë, aleatët tanë, kanë pritur gjatë me pa, a e kemi kuptuar ne çka domethënë pavarësia. Pavarësia nuk do më thënë me i dhënë vendimet e tuaja sovrane në një proces ku ti nuk e përfaqëson veten. Me dhanë diçka nga sovraniteti ynë për Unionin Evropian dhe mu bë anëtar i BE-së e kanë bërë vendet të respektuara, si Gjermania, Italia, Franca dhe plotë vende tjera. Por me dhanë sovranitetin e Kosovës në një proces si dialogu, që është i pa qartë, i pa definuar, e atje me u vendos për punët e Kosovës, ka qenë logjikë e gabuar, edhe e jona edhe e disa partnerëve ndërkombëtar”, tha Kryetari Haradinaj.

    Haradinaj tha se aleatët tanë duan që punët tona t’i kryejë Kosova dhe në Kosovë, në bashkëpunim me ta, duke i realizuar resurset tona kombëtare dhe në vazhdën e këtyre vendimeve, ai tha se së pari është dashur të merret vendimi për Ushtrinë dhe pastaj për Trepçën.

    Ai premtoi se do të vije dita që në Kosovë do të hapen vend të reja të punës, ndërsa tha se duhet të vendoset për rendin dhe ligjin, për të cilën tha se deri para një viti e ka pasur në dorë EULEX-i dhe para tij UNMIK-u. Haradinaj shtoi se tani dukja e policisë është me e mirë, janë ndalur plaçkitjet e armatosura, është forcuar gjyqësori.

    Haradinaj tutje tha se “Edhe pse jemi vonuar me ardhur me i marrë përgjegjësitë, për me i pri punës. Por sot ndjehem shumë krenar, që Klinës i prinë një kryetar, sikurse është kryetari juaj i Klinës, profesori i nderuar, një njeri vërtet me integritet, që është Zenun Elezaj. Kryetar faleminderit shumë për punën”, tha ai. Kurse, kryetari i Komunës së Klinës dhe kryetari i degës së AAK-së në këtë komunë, Zenun Elezaj foli për qeverisjen transparente që ka tani Komuna e Klinës, ndërsa pohoi se AAK që nga fillimi deri më sot ka luajtur një rol të rëndësishëm në shtetformim, zhvillim dhe konsolidim të shtetit.

    “Aleanca që nga fillimi deri më sot ka luajtur një rol të rëndësishëm në shtetformim, zhvillim dhe konsolidim të shtetit. Dhe sot me fuqinë politike në rritje, të përkrahjes çdoherë e më të madhe të qytetarëve dhe vendosmërinë e kryeministrit Haradinaj, po luan rol kyç në ruajtjen e sovranitetit dhe zhvillimit e vendit. Të gjithë mund të mburremi dhe të ndjehemi krenar me punët që janë bërë, jo vetëm në Klinë, por në të gjitha komunat ku qeverisë AAK” tha Elezaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!