Këngëtari Muhamet Sejdiu, i cili tashmë ka dalë pozitiv me Koronavirus, më 13 mars ka kënduar në një aheng ditëlindjeje në Gjilan, aty ku pjesëmarrës ishte edhe i pari i Gjilanit Lutfi Haziri.
I kontaktuar nga Insajderi, kryetari i Gjilanit, ka thënë që nuk ka pasur kontakt me këngëtarin Sejdiu.
“I uroj shërim të shpejt Muhamet Sejdiut, por asnjë kontakt me të nuk e kam pas”, ka thënë Haziri.
Ndërkohë, në këtë aheng, Haziri kishte shkuar bashkë me familje, ndërsa po atë ditë në Kosovë ishin shënuar dy rastet e para me Koronavirus, po ashtu ishin të pranishëm edhe 50 persona të tjerë.
Këngëtari Muhamet Sejdiu dhe bashkëshortja e tij, janë dy rastet e fundit që dolën pozitiv me Koronavirus. Tashmë ka shkuar në 19-të numri i të prekurve me COVID-19 në Kosovë.
Kujtojmë se më 13 mars Qeveria e Kosovës në një mbledhje të Jashtëzakonshme, mori vendim që të mbyllen të gjitha kafiteritë, restaurantet, klubet e natës, e kështu me radhë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.