Njësitë Speciale të Policisë kanë ndërmarrë sot një aksion në Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan në të cilin janë arrestuar 19 punonjës të Policisë. Ata dyshohen për kontrabandë dhe krim të organizuar.
Aksioni ka filluar qysh në orët e hershme të mëngjesit dhe nga ky aksion pesë policë kanë mbetur të lënduar ku gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë.
Njësitë elite të Policisë së Kosovës për disa orë kanë kryer detyrën e tyre. Në mesin e tyre ka edhe femra e njëra ndër to është edhe kjo që shihet në fotografi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.