×
  • Lajme
  • Lajme

    Në burgun e Dubravës dy persona të sëmurë me zhugë

    Reporteri
    23 Mars 2020 | 16:53

    Në burgun e Dubravës, dy të burgosur janë sëmurë me zhugë (zgjebë).


    Këtë e ka konfirmuar drejtori i burgjeve, Nehat Thaçi, por ka thënë se nuk ka vend për panik pasi janë marrë të gjitha masat.

    “Kohë pas kohe kemi kësi probleme. Dy persona janë sëmurë me zhugë, por të shtunën dhe të dilën janë marrë të gjitha masat, janë izoluar 11 të burgosur, është dezinfektuar dhoma, është dhënë rekomandimi për barna”, ka thënë ai për T7, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka thënë se mundësia për zgjerimin e zhugës janë tejet të vogla, pasi thotë se janë marrë të gjitha masat. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!