Prokurori i rastit, Armend Hamiti, ka dhënë detaje të papublikuara deri më tani rreth tragjedisë që ndodhi sot në lagjen Dardania në Prishtinë.
Prokurori tregon se kur ka arritur policia në banesën ku u kryen tri vrasje, trupat e pajetë janë gjetur të shpërndarë.
“Dy gratë e vrara janë gjetur në kuzhinë, ndërsa burri është gjetur i vrarë në dhomën e fjetjes. Mendoj se vajza e vogël nuk e ka parë krimin pasi lodrat e saj kanë qenë në dhomë, mirëpo mendohet se kur e ka dëgjuar zhurmën ka dalë në sallon”, ka treguar ai për T7.
Prokurori tregon se janë në fazën fillestare të hetimeve, mirëpo nga informatat që kanë marrë nga djali i Hasan Kransiqit, që dyshohet se vrau dy familjaret e tij dhe vetën.
“Kish pasur probleme psikike. Por sic kemi marrë informata nga djali i tij, kohëve të fundit ai ka qenë i qetë dhe nuk ka shfaqur shenja dhune”, tha ai.
Ai tregon se cka i ka thënë i ndjeri djalit të tij kur e ka marrë në telefon, pasi janë vrarë dy gratë.
“në telefonatën që e ka marrë ka thënë se këto dyja i kurtalisa, e tash po e kurtalisi edhe vetën”, ka thënë Hamiti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.